1.Ekipe anti-bullizmi
Është pritur ekipi kundër-bullizmit verbal online i Qeverisë së Nxënësve dhe i nxënësve të përfshirë në projekt. Shkolla vendos ekipe të posaçme kundër bullizmit që hartojnë plane veprimi, monitorojnë raste dhe ndërmarrin veprime parandaluese. Këto ekipe punojnë bashkë me mësues, psikologen dhe drejtuesen e shkollës.
2. Identifikimi i rasteve të bullizimit verbal online në shkollë dhe jashtë saj
Nëpërmjet pyetësorëve fizikë dhe online, intervistave dhe podcast-eve nga ekipi psiko-social, në bashkëpunim me nxënësit e përfshirë në projekt, mësuesit dhe stafin drejtues arrijmë të identifikojmë dhe të ndihmojmë nxënësit në situatat e bullizmit verbal.
3. Aktivitetet ndërgjegjësuese dhe ditët e hapura në shkollë
Organizohen ditë të hapura dhe aktivitete me nxënës, prindër dhe komunitet; fushata sensibilizuese nëpërmjet fletëpalosjeve dhe posterave nga nxënësit, si dhe pyetësorë konkretë për të rritur ndërgjegjësimin mbi bullizmin verbal dhe sjelljet pozitive ndërmjet bashkëmoshatarëve.