BULLIZMI VERBAL ONLINE NË AMBIENTET E SHKOLLËS
BULLIZMI VERBAL ONLINE NË AMBIENTET E SHKOLLËS
Pjesëtarët e projektit: Albina Meçi, Amelia Orhani, Aron Shera, Lyhnida Karaj, Megi Refugjati, Silvia Hajdaraj.
Psikologia
Kjo faqe website do të shërbejë si një faqe e drejtpërdrejtë komunikimi me psikologen e shkollës, ku komunikimi do të jetë konfidencial dhe anonim. Në këtë komunikim do të përfshihet çdo prind dhe çdo pjesëtar i komunitetit që është i interesuar.
Numër kontakti i psikologes: 069 834 6948
Numër kontakti i punonjëses sociale: 069 244 9111
Numër kontakti i oficeres së sigurisë: 069 794 6496
Punonjësja Sociale
Një fjalë, një veprim ose një qëndrim mund të bëjë ndryshimin.
Mbështet, fol dhe mbro ata që lëndohen.
Heshtja e forcon bullizmin, guximi e ndalon atë.
Edhe unë kam ndjenja, edhe unë dua të ndihem i sigurt.
Respekti fillon me ty.
Ji i sjellshëm, jo lëndues.
Shkollat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ndalimin e bullizmit dhe në krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë nxënësit. Ato mund të vendosin rregulla të qarta kundër bullizmit dhe t’i informojnë nxënësit për pasojat e sjelljeve të pahijshme. Mësuesit duhet të jenë të vëmendshëm dhe të ndërhyjnë menjëherë kur vërejnë raste bullizmi. Një ndihmë shumë e madhe është edhe psikologu i shkollës, i cili i dëgjon nxënësit, i ndihmon të shprehin ndjenjat e tyre dhe u jep këshilla për të përballuar situatat e vështira. Psikologu gjithashtu punon me nxënësit që ushtrojnë bullizëm për t’i ndihmuar të ndryshojnë sjelljen. Një aktivitet i dobishëm kundër bullizmit është organizimi i diskutimeve në klasë ose punës në grupe, ku nxënësit flasin hapur për përvojat e tyre dhe mësojnë rëndësinë e respektit, empatisë dhe bashkëpunimit. Këto veprime ndihmojnë në ndërtimin e një shkolle më të drejtë dhe më të sigurt për të gjithë.
Për çdo pyetje apo shqetësim që dëshironi të ndani kontaktoni stafin psiko-social të shkollës midis orarit 08:00 - 16:00.